PS: Drafti për reformën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zbardhet drafti i partisë socialiste për amendimin e kodit zgjedhor. Janë 52 ndryshime qe mazhoranca synon ti beje kuadrit ligjor për zgjedhjet duke përmbushur kështu rekomandimet e OSBE-ODIHR ne 3 proceset e fundit elektorale. Ndryshimi me drastik qe bie ne sy është depolizitimi i administratës zgjedhore pasi socialistet propozojnë qe partitë te heqin dore nga caktimi i anëtarëve ne komisionet e qendrave te votimit apo grupet qe numërojnë votat.KZAZ-ja përbëhet nga 3 anëtarë dhe sekretari joanëtar, të cilët përzgjidhen nga KZQ-ja me short të hedhur mes shtetasve me të drejtë vote që kanë përfunduar me sukses kurset e trajnimit të KQZ-së dhe janë certifikuar prej saj si administrator zgjedhorë.Drafti parashikon edhe një risi për te adresuar fenomenin e blerjes se votës por qe është vetëm ne formën e shprehjes se vullnetit.Deklaratën me shkrim të nënshkruar nga Kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale.Një nga ndryshimet qe bie ne sy është ai qe synon te shmange fenomenin qe ndodhi ne Lezhë ne listën e PS me rastin e Arben Ndokes apo ne berat ne rastin e Astrit Veliajt ku 2 zonja dhanë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Socialistet parashikojnë qe ne këtë rast mandatin ta marre një zonje nga lista e partive aleate ose partia do te paguaje 20 milion leke gjobe.Te martën ky draft i reformës zgjedhore do tu prezantohet faktorëve politike dhe ndërkombëtareve.Qëllimi kryesor ne fakt janë pikërisht ndërkombëtaret pasi ne këtë situate konfliktuale politike mazhoranca synon te tregoje vullnetin e saj për te realizuar reformën zgjedhore duke ia lënë sfidën opozitës e cila prej një muaji nuk merr pjese ne punimet e parlamentit.Ne çdo rast kryeministri Edi rama Ka theksuar se reforma zgjedhore do te realizohet vetëm ne bashkëpunim me PD, e ne këtë sfond është e qarte se kampet politike po nxitojnë te bëjnë lëvizjet e fundit për ti lënë kundërshtarit pergjegjesine e një reforme qe duket se ka dështuar.

Share This Video


Download

  
Report form