http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka vizituar një fabrike veshjesh ne qytetin e Durrësit per t?u njohur me sfidat e nje biznesi fason. Drejtuesit e biznesit i kane sqaruar shefit te ekzekutivit se gjate 3 viteve te fundit situata eshte përmirësuar, numri i te punësuarve eshte rritur dhe fabrika realizon te gjithe ciklin e mbyllur. ?Ky është kalimi në një nivel tjetër i gjithë sistemit, pasi fasoni klasik ishte material porositës, merre dhe vetëm qep. Tani kalimi në ciklin e mbyllur është hapi që kemi dëshiruar ne të ndodhi dhe tani hapi tjetër i treti është që të fillojnë modelet këtu. Të fillojë të kalohen në ?Made in Albania? me shumë më tepër produkte. Se ka disa që kanë filluar, sidomos tek këpucët por kjo do tani një angazhim të një lloji tjetër, sepse kjo do rrisw shumë dhe të ardhurat, do rrisë shumë dhe rrogat.? Por lideri i opozites Lulzim Basha ka nje tjeter këndvështrim ndaj klimes se biznesit.Ai ka postuar nje video per te ilustruar qëndrimin e opozites se nen qeverinë Rama krimi dhe oligarkët pasurohen ndërsa biznesi i zakonshëm po falimenton.Sipas Bashes vetem gjate muajit shtator janë mbyllur 1978 biznese krahasuar me 838 që u mbyllën shtatorin e vitit te kaluar.