Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të dielën në Tiranë do të mbahet aktiviteti më i madh sportiv. Në të do të marrin pjesë 2500 persona të ndarë në tre kategori.
Tirana po kryen përgatitjet e fundit për të pritur edicionin e tretë të maratonës, që do të startojë më datën 7 tetor.
Janë rreth 2500 pjesmarrës të grupmoshave të ndryshme nga 40 vende të botës të cilët do të marrin pjesë në eventin më të madh sportiv të kryeqytetit. Bllokimi i rrugëve do të nis që prej orës 7 të mëngjesit të së dielës dhe qarkullimi në to do të rikthehet në orën 13:00.
Fabjola Muça: "Bllokohen rrugët që kalon itinerari i maratonës. Fillon me bulevardin "Dëshmorët e Kombit", unazën e vogël, rrugën e Kavajës, rrugën e Bllokut. Tek Garda futet tek Liqeni Artificial dhe më pas tek sheshi Nënë Tereza"
Itenerarit këtij viti i është shtuar edhe Parku i Liqenit artificial, ndërsa garuesit do të përshkojnë disa prej pikave më atraktive të kryeqytetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/maratona-ne-tirane-ja-rruget-qe-duhet-te-evitoni-neser