Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Geldo Hoti, arrestimin e të cilit Ora News e konfirmoi mbrëmjen e së premtes, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes së 4 tetorit në zonën e Bllokut në Tiranë.
Policia bëri me dije të shtunën se Hoti është ndaluar në tentativë për tu larguar nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Sipas policisë së shtetit ka prova se 37-vjeçari ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes mbrëmjen e së enjtes dhe madje ka qëlluar me armë në konfliktin në të cilin humbi jetën Fabio Gaxha dhe mbetën të plagosur shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Rezulton se Hoti, i cili është mik i Merviol Bilos, një nga të dyshuarit kryesorë të ngjarjes, ka qëlluar me armë ndoshta i pari në momentin kur nisi konflikti.
Ndaj Hotit rëndojnë veprat penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim? si dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.
Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja kriminale, materialet nuk i kanë kaluar akoma organit të akuzës. Ndërkohë për policinë, pista kryesore mbetet sherri për këngëtaren Elvana Gjata, ndërsa burime për Ora News theksojnë se dy grupet kanë pasur konflikte të mëparshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-bllok-geldo-hoti-qelloi-me-arme-kengetarja-gjata-vetem-pretekst