Teksti. Zaho Balili
Libri. Puth ballin tënd Shqiperi
Lumthi ne për këtë nënë
Shqipëri madem i rrallë
Lisi me rrënjë të thellë
Këngën ndezur në stërrallë
Bijtë mbirë në bedenë
Shqipëri
Djepet tundin trima
Trima hije rrëndë
Kush i ka mëkuar
Gjiri yt moj nënë
Lumthi ne
Lumthi ne per këtë nënë
E Vogël e një pëllëmbë
E vogël po zonjë e rrëndë
Gjirin flori e ergjende
Hallet e dertet e tua
Të përzhitën nëpër shekuj
Syri yt i përvëluar
Syri përmbi kohra tretur
Kush leu në prehrin tënd
Di edhe se si të vdes
Dhe matanë Atlantikut
Dhe përtej urës Qabesë.