Referendumi, Musliu: Palët të arrijnë kompromis

RTV KLAN 2018-10-07

Views 0

Duke komentuar situatën e krijuar në vend, pas Referendumit të 30 shtatorit, analisti Albert Musliu, thotë se në të dyja opsionet ? atë për ndryshimin e Kushtetutës conform Marrëveshjes së Prespës, por edhe për zgjedhjet e parakohshme ekziston, sikurse shprehet ai, një formë presioni.

?Kemi dy pozita të cilat janë: pozita e formës së presionit.Njëra është e kryeministrit Zaev i cili thotë se nëse nuk merren vesht deri të mërkurën do shkojë në zgjedhje të parakoshme, nga pala tjetër, VMRO-ja, insiston në modelin e Përzhinës me 100 ditët e para, që nënkupton tejkalimin e afateve për implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Ashtu që, mendoj se do ta gjejnë kompromisin ndërmjet. A do jetë kompromisi, lëshim në atë presionin të cilin e kanë deputetët e VMRO-së, lidhur me 27 prillin, ose do gjendet ndonjë zgjidhje ligjore tjetër, duhet të pritet?.

Sipas Musliut, kompromisi mes dy palëve për votimin e ndryshimeve kushtetuese është i mundur dhe nuk është ndonjë procedure e gjatë. Nga ana tjetër, votat të cilat u deklaruan për ndryshime kushtetuese gjatë referendumit, e trimërojnë kryeministrin Zaev që të shpallë zgjedhje të parakohshme me afat të shkurtuar.

?Realisht ka akoma shansë për kompromis, se nuk nënkupton kompromisi ndonjë procedurë të gjatë, ai nënkupton marrëveshje mes dy palëve edhe disa deputetë të opozitës ta votojnë fillimin e ndryshimeve kushtetuese, ashtu që besoj se ka akoma shansa. Por nga ana tjetër vet votat të cilat u deklaruan për ndryshime kushtetuese gjatë referendumit, që nënkupton ndryshimet kushtetuese ja jep edhe fuqinë Zaevit që të paralajmëron për disa ditë se mund ti shpallë zgjedhjet e parakohshme. Nëse ato shpallen nuk do të jenë me afat 100 ditësh, sigurisht do jenë me afate të shkurtuara?.

Rrjedhimisht, sipas Kushtetutës afatet e shkurtuara për mbajtjen e zgjedhjeve zgjasin 45 ? 60 ditë. Gjithnjë në zbatim të afateve, zgjatja e debateve për çuarjen e vendit në zgjedhje të reja mund të shkaktojë edhe një problem tjetër ? atë të funksionimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pikërisht për shkak të mandatit të tij të kufizuar./Klan Maqedoni

Share This Video


Download

  
Report form