Të gjithë nxënësit me aftësi ndryshe, që frekuentojnë shkollat publike në vend, këtë vit asistohen nga mësuesit ndihmës. Bora Ibro është një nga arsimtaret që ndihmon nxënësit e kësaj kategorie në shkollën "Avni Rustemi".
Dituri natyre ishte lënda që na përkoi të ndiqnim, me nxënësit e klasës së 5, mes të cilëve gjendej dhe një vajzë me aftësi ndryshe.
Ndërsa mësuesja e lendës zhvillonte mësim, detyra e mësuese Borës ishte ta bënte më të lehtë mësimin për nxënësen e saj të veçantë.
Mësuese Bora na tregon se kjo nuk është e vetmja nxënëse. Në të gjithë vendin janë emëruar 700 mësues ndihmës, që u vijnë në ndihmë nxënësve me aftësi ndryshe dhe i ndihmojnë të integrohen në procesin mësimor.
Tv Klan