Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e rrëzimit të një makine në greminë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele (7 tetor) rreth orës 18:30, në rrugën e ?Dajtit?, në fshatin Surrel.
Policia thotë se makina me targë "AA255JH" doli nga rruga duke përfunduar në greminë.
"Viktimë nga ky aksident ka mbetur shtetasi Florenc Vishkurti 38 vjeç. Ndërsa janë plagosur Lulzim Balla rreth 60 vjeç dhe Zyhdi Alcani rreth 55 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital", sqaron policia.
Në vendgjarje shkuan shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e personave nga makina.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makina-me-tre-persona-bie-ne-gremine-ne-surrel