Rama: “Babalja 1” montazh - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-08

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar u ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave të bëra nga opozita për vrasjet, drogën, krimin dhe Babalen.Në fjalën e tij kreu i qeverisë është shprehur se nga raportet rezulton se gjatë qeverisjes së Rilindjes është ulur numri i vrasjeve në krahasim me kohën e qeverisjes së PD.?Avazi vijon nga SHQUP-i, droga, droga dhe krimi, krimi. Sa më shumë përshkallëzohet lufta e policisë me krimin përshkallëzohet edhe avazi i krimit. Nga 2005-13 u sekuestruan 27 mln euro asete kriminale, nga 2014 deri sot 5 herë më shumë dhe ne jemi të ?lidhur? me krimin dhe ata duan të zgjidhin zinxhirin e krimit.?Gjithashtu siç deklaroi dhe një ditë më parë kryeministri Rama komentoi dhe ngjarjet më të fundit kriminale që përfshijnë emrat e disa ministrave dhe deputetevë ne radhët e Partisë Socialiste.Sipas tij audiopërgjimi Babalja një është një montazh i reazlizuar nga opozita për të hedhur baltë mbu ministrat e qeverisë.?U sajua shpifja ndaj Xhafajt dhe ajo ndaj kryetarit të grupit parlamentar. Monstruoze shpifja ndaj ministrit, u sajua në dy skuta, do të presim që të hedhë dritë prokuroria, pastaj PD me një trafikat dhe disa mjeranë të tjerë bënë filmin që dihej. Një skandal i fabrikuar për vëllanë e ministrit si të përfshirë në trafik droge dhe opinioni u mor peng. Ua kam thënë qëkur plasi ai gjiriz ndërysie, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit në atë përgjim është një mjeran i joshur për të luajtur atë rol në këmbim të parave. Atë ditë kur fola kisha konfirmimin nga një laborator ndërkombëtar. Nuk është vetëm analiza shkencore por vetë aktori i pa paguar sipas premtimit të Bashës, që i ka dalë për zot zërit të vet në përgjim. Edhe një herë si zakonisht ky që kërkon vetting për thashetheme nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe aktori e ka tradhtuar regjisorin se nuk i ka marrë njëlloj si babalja eurot e premtuar për rolin. Si mundet një parti të katandiset në një kinostudio. Fatkeqësisht zullumi është më i trashë se kaq. Sepse babalja nuk ra nga qielli dhe nuk e coi te shqupi ai gazetari kurajoz dhe këtë e di mirë kryetari i opozitës, prandaj kërcënoi prokurorinë. Po i vjen fundi i lojës?.

Share This Video


Download

  
Report form