Basha: E rëndësishme ndarja e politikës me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-10-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi këtë të hënë platformën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas kreut të PD-së është e domosdoshme një reformë zgjedhore që të çlirojë zgjedhjet nga krimi.Në fjalën e tij kreu i opozitës ka theksuar se pa ndarjen e politikanëve nga krimi, nuk mund të kemi kurrsesi zgjedhje të lira.?Sot e dimë që vota diktohet nga krimi, paratë e pista të bëra nga droga apo presioni shtetor. Problematika zgjedhore është evidentuar në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, kandidatë me mbështetje kriminale, përdorimi i parave për shit-blerje votash, përfshirje e policëve të inkriminuar për blerje votash, grupe banditësh që diktojnë votën brenda qendrave të votimit, përdorimi i fondeve publike etj. Sot të gjithë shqiptarët bien dakord se kemi nevojë për reformë për çlirimin e zgjedhjeve. Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës me krimin. Politikanët e lidhur me krimin do e përdorur krimin gjithmonë për të mbajtur pushtet, e krimi do i përdorë për të zgjeruar aktivitetin kriminal. Ngjarjet kriminale të kohëve të fundit kanë pasur një gjë të përbashkët, kudo ku ka krime të rënda ka lidhje me zgjedhjet. Bajrët, përgjimet treguan se flasin më shumë për politikanë se sa kriminelë. E njëjta gjë në Elbasan, nga Çelajt dhe Sanxhaktarët, bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm të zgjedhjeve. Saimir Tahiri apo Vangjush Dako në Durrës, në Vlorë kaluam nga Habilajt, në Dibër Ymer Lala, në Tiranë nga Emiliano Shullazi te Dritan Dajti vijojnë të marrin vendimet politike?.

Share This Video


Download

  
Report form