Ora News - Pushtet në tavolinë? Rama: Ma kërkoi Basha, kryetari i PD-se e mohon: Kurrën e kurrës

Ora News Lajme 2018-10-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse socialistët kanë propozuar votimin elektronik në 200 qendra votimi opozita nuk ka reaguar dhe ka bojkotuar komisionin e reformës zgjedhore. Përpara grupit PS-së, Rama tha sot se opozita nuk e pranon këtë propozim dhe tregon arsyen.

Edi Rama: "Tani që jemi gati ka punuar gjithë veren Bledi Çuçi dhe grupi i tij për ti ofruar dhe votimin elektronik, që ë bëjnë votime elektronike në dy tre zona pilot në zgjedhje vendore por thonë nuk duam. Por çfarë duan? Jua them unë se ma ka thënë Luli: Pushtetin me marrëveshje në tavolinë. Njëherë ti, një herë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot.... Mund ti jap dhe gjysmën e zemrës por këtë nuk ia jap dot. Nuk ia japin qytetarët. Ne na marrin me gurë por Lulzimit pushtetin nuk ia japin kurre. Prandaj Lulzim dhe Monika, opozita sot janë i mbyturi që bërtet sa hap sytë e deri sa i mbyll.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha hodhi poshtë deklaratën e Ramës duke u shprehur se kurrë nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë, ndërsa akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-pushtetin-do-ta-marr-me-vote-jo-ne-tavoline

Share This Video


Download

  
Report form