I sigurtë për rezultatet ndaj krimit" />
I sigurtë për rezultatet ndaj krimit"/>

Ora News - "Babalja", Rama: Zërit të "Agron Xhafajt" i doli i zoti se Basha nuk e pagoi

Ora News Lajme 2018-10-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I sigurtë për rezultatet ndaj krimit dhe ironik me Opozitën, kryeministri Edi Rama pas përfundimeve te prokurorisë për çështjen babale, zbuloi publikisht dhe përpara grupit parlamentar se aktori i pretenduar i atij filmimi ka pranuar ne prokurori se është përdorur por nuk ka marrë paratë e premtuara

Edi Rama: "PD në bashkëpunim me një trafik droge të degraduar rrugëve të Vlorës dhe ca mjeranë të tjerë bënë filmin që dihet. Një skandal i fabrikuar për vëllanë e ministrit të Brendshëm të përfshirë në një trafik droge. Një shfaqje në SHQUP. Opinioni publik u mor peng, u dhunua pa pushim, foltore më foltore, kanal më kanal, portal më portal.

Jua kam thënë këtu, që kur plasi ai gjiriz ndyrësie politike e mediatike dhe po jua them dhe sot sërish. Ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë.

Vëllai i ministrit në atë audiopërgjim është një aktor, më saktë një mjeran, i joshur për ta luajtur atë rol në këmbim të parave. Kur fola atë ditë, natyrisht që kisha konfirmimin nga një laborator shkencor ndërkombëtar. Për ndryshe nuk mund ta ndërmerrja atë hap. Por sot për fatin shumë të keq të Lulzim Bashës dhe të gjithë lehaqenieve të kazaneve politike e mediatike, nuk është vetëm analiza shkencore e laboratorit britanik që nxjerr audiopërgjimin e fabrikuar. Jo. Është vetë aktori i papaguar sipas premtimit të dhënë në emër të Lulzim Bashës që i ka dalë për zot zërit të vet në audiopërgjim. Shkurt muhabeti, ky që kërkon veting për thashetheme për lidhjet e politikanëve me kriminelë nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe aktori ka tradhëtuar regjisorin sepse nuk i ka marrë njësoj si babalja eurot e premtuara për rolin."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/babalja-rama-zerit-te-agron-xhafajt-i-doli-i-zoti-se-basha-nuk-e-pagoi

Share This Video


Download

  
Report form