Ora News - Paketa fiskale 2018, biznesi: Të ulet TVSH-ja për bukën, çmimi i ujit dhe energjisë

Ora News Lajme 2018-10-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi i ka kërkuar qeverisë që në ndryshimet e paketës fiskale për vitin 2019 të përfshijë edhe disa ndryshime të tjera siç janë ulja e çmimit të energjisë, ulja e çmimit të ujit si dhe ulja e TVSH-së për bukën. Pas propozimeve zyrtare të Ministrisë së Financave për ndryshimin e taksave për vitin e ardhshëm, Bregasi i vlerëson pozitive por kërkon që tatimi për pagat të ulej për një fashë më të gjerë.

Shoqatata e biznesit në vend i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të ulë çmimin e energjisë elektrike dhe të ujit pasi në krahasim me rajonin, biznesi shqiptar i paguan dyfish më shumë.

President i Bisnes Albania, Luan Bregasi, deklaroi ndër të tjera se kërkesat i janë dorëzuar Ministrisë së Financave për tu përfshirë në draft paketën fiskale për vitin 2019.
Luan Bregasi: Nga vendet e rajonit, çmimi i energjisë elektrike është gati dyfish. Çmimi i ujit është gati 200% më i lartë se në vendet e rajonit.
Gjithashtu Bregasi ka propozuar një ulje të TVSH-së për bukën duke qenë se është një ndër produktet më të konsumuara në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paketa-fiskale-2018-biznesi-te-ulet-tvsh-ja-buken-cmimi-i-ujit-dhe-energjise

Share This Video


Download

  
Report form