Ora News - Mazhoranca me draft të njëanshëm për kodin zgjedhor, Kaso: Do të ishte gabim i madh

Ora News Emisione 2018-10-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse socialistët kanë paralajmëruar se do të prezantojnë gjatë kësaj jave draftin e tyre me propozimet për kodin zgjedhor, Partia Demokratike shpreson në një reflektim të saj.

Ivi Kaso, sekretar për zgjedhjet në PD, tha për Ora News se paraqitja e një drafti të njëanshëm do të ishte gabim i madh për shumicën.

Kaso: Do të jetë gabim i madh paraqitja e një drafti të njënashëm. Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë që nëj draft i njëanshëm i përgatitur nga cilado palë politike të ndryshojë rregullat e lojës. Nuk shoh asnjë mundësi si një draft i pakonsultuar të ketë mundësinë të marrë dhe votat e opozitat, aq më pak të ketë miratimin e faktorit ndërkombëtar dhe partnerëve të tjerë që në asistojnë. Nëse ky qëndrim do vazhdonte nuk shoh sesi ky komision i reformës zgjedhore të prodhojë një rezultat.

Lidhur me qëndrimin që do mbajë opozita nëse kjo ndodh, Kaso shprehet:

Kaso: Qëndrimi do diskutohet. Në momentin e duhur PD do ta formalizojë qëndrimin e saj së bashku me aletatët sesi do të raportohet me zgjedhjet, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme nëse kjo do të ndodh por nuk besoj se do të ndodhë.

Për Kason, pa adresuar shqetësimin e kriminalizimit të zgjedhjeve dhe pa u përpjekur që të përçahet dhe shkatërrohet binomi kriminel-politikan nuk mundet të kemi një reformë zgjedhore që të adresojë të gjithë shqetësimet dhe të kemi zgjedhje të vërteta demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mazhoranca-me-draft-te-njeanshem-kodin-zgjedhor-kaso-do-te-ishte-gabim-i-madh

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS