Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbulohen përgjime të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi ?dëshmitari X?, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafa.
Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur ?dëshmitari X?, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Albert Veliu pasi ka biseduar me telefon me kunatin e tij, i ka folur dhe për një pagesë që duhej ti bëhej për realizimin e përgjimit.
Por ende nuk është e qartë shuma, pasi një herë thuhet se i ishte ofruar 70 mijë euro dhe një herë 200 mijë, para këto që nuk i janë paguar.
Gjykata e Krimeve të rënda pritet të marrë në pyetje dy personat e vendosur nën akuzë nga prokuroria në lidhje me audiopërgjimin e publikuar nga PD për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Fredi Alizoti, i arrestuar që prej datës 6 tetor do të njoftohet për masën "arrest me burg" të vendosur ndaj tij nga gjykata.
Para trupit gjykues do të dalë edhe gazetari Jetmir Olldashi ndaj të cilit është vendosur masa "detyrim paraqitje" për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Në dosjen e prokurorisë është dhe përgjigja e laboratorit anglez, ku thuhet se audiopërgjimi nuk është i pastër dhe nuk është ai origjinali, ndaj dhe nuk mund të ketë konkluzione të plota mbi të.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhen-pergjimet-mes-albert-veliut-dhe-kunatit-200-mije-euro-babalen