10 persona në pranga dhe 420 gjoba, çfarë ndodhi në Berat gjatë aksionit të Policisë Rrugore

Report TV 2018-10-09

Views 0

BERAT- Policia ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset rrugore të Qarkut Berat në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve, 10 persona janë arrestuar në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

Gjithashtu janë vendosur në total 420 gjoba, 60 shoferë janë dërguar në OASH, janë ndaluar administrativisht 5 mjete, për masa administrative të pa shlyera dhe pa dokumentacion përkatës, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Policia Rrugore ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që mos e drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, pasi rrezikojn jetën e tyre dhe të tjerve. Gjithashtu nuk kanë harruar edhe këmbësorët, të cilëve i kërkuan që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Berat

Policia Rrugore ka përforcuar shërbimet dhe po vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore të Qarkut Berat, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në akset rrugore, nga ana e këtyre shërbimeve mbështetur dhe nga shërbimet e Rendit gjatë kësaj jave:

- Janë arrestuar në flagrancë 10 shtetas, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi si dhe janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

- Janë vendosur në total 420 masa administrative.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS