Ora News - Veliaj: Kënde lojërash për fëmijë në çdo lagje të Tiranës

Ora News Lajme 2018-10-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kënd i ri lojrash është dhurata e Bashkisë së Tiranës për vogëlushët e lagjes ?Myrteza Topi? në Njësinë 9. Ky është këndi i 36 që ndërtohet në lagjet e Tiranës dhe i treti në Njësinë 9, i cili u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në vendin tonë. Këndi do të shërbejë edhe si një hapësirë çlodhjeje për të rriturit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi ambasadën çeke për bujarinë e treguar dhe u shpreh se investimi te këndet e lojërave është një investim për të ardhmen e qytetit.

?Kur kemi ardhur këtu për herë të parë, edhe gjatë fushatës, s?ka pasur fëmijë; jo se nuk ekzistonin, ata këtu kanë qenë, por për sa kohë s?ka pasur kushte, kënde lodrash, apo një mjedis të sigurt ku mund të luanin, mbylleshin brenda. Fakti që ky është këndi i tretë i lodrave që krijojmë në Njësinë 9, ndërkohë që në gjithë Tiranën janë edhe 35 të tjerë, do të thotë se kur ne shqiptarët fokusohemi tek puna, edhe me pak ndihmë nga miqtë tanë ndërkombëtarë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme?, tha Veliaj.

Ai theksoi se i gjithë projekti i ndërtimit të këndeve të lojërave dhe rekreacionit është pritur shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërsa shtoi se investimet do të vazhdojnë, si në vitin e fundit të këtij mandati, ashtu edhe në mandatin e ardhshëm, për ta bërë Tiranën së pari një qytet të fëmijëve.

?Jam i bindur se kjo lagje ka nevojë për shumë punë, jam i sigurt që çdo bllok mund të ketë nevojë për kënde lodrash, por gjasat janë që ata që kanë bërë 35 kënde mund të bëjnë edhe 100; nëse s?bëjmë dot asgjë dhe nuk fillojmë nga diku, atëherë s?mbarojmë dot asnjë punë. Ndaj, besoj se për shumë ndërhyrje që kemi nisur në Njësinë 9, ky është vetëm fillimi. Pjesa që ka mbetur nga ky mandat apo edhe mandatin tjetër, do të sigurohemi që në çdo lagje të kemi një kënd të vogël, ku fëmijët të gëzojnë një jetë që ja vlen të mbahet mënd si fëmijëri e bukur në Tiranë?, shtoi ai.

Ambasadori çek në vendin tonë, Jaroslav Ludvai falenderoi Bashkinë e Tiranës për bashkëpunimin dhe u shpreh se këndi i lojrave është dhuratë për fëmijët e Njësisë 9, që edhe ata të kenë mundësi argëtimi.

Këndi i lojrave dhe sheshi rekreativ në Rr. ?Myrteza Topi? ka një hapësirë prej 1408 m2, nga të cilat 160 m2 gjelbërim. Në të janë vendosur disa module lojërash për fëmijë, si dhe gjithë infrastruktura për një shesh rekreativ, përfshi stola, kosha, ndriçim etj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-kende-lojerash-femije-ne-cdo-lagje-te-tiranes

Share This Video


Download

  
Report form