Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është kthyer në një telenovelë të vërtetë dosja "Babale". Publikimi i një tjetër materiali nga ana e PD-së ku pretendohet se Fredi Alizoti është intimiduar nga kreu i policisë dhe funksionarë të mazhorancës ka krijuar konfuzion.
Por për avokatin Spartak Ngjela e gjithë seria e audio dhe video përgjimeve mbi këtë rast ishte një komplot i demokratëve në bashkëpunim dhe me kryeministrin Edi Rama për largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Spartak Ngjela: Gënjeshtër, pse merreni me atë. Unë e kam shprehur mendimin tim. Ai ishte një montim, tani u kapën. Çdo bëjë ligji nuk e di. Unë e kuptova që atëherë që këtë po e hetonte FBI. Këto janë alibitë mbrojtëse por nuk shpëtojnë dot. Ai ishte një bashkëpunim, edhe Rama ishte me Babalen. Ishte një komplot mediatik kundër Ministrit të Brendshëm por që amerikanët nuk e hëngrën fare.E hetuan.I interesonte kryeministrit, është kundër, nuk e donte këtë Ministër. Tani Rama ngaqë prishi marëveshjen me Bashën ka ndryshuar nga forca amerikane.Nuk ka rrugë tjetër.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cudit-ngjela-audiopergjimin-babalja-komplor-i-basha-rama-te-rrezuar-xhafaj