Report TV - “613 Kg kokainë në Durrës/ Xhafaj: Arbër Çekaj nuk do të ekstradohet nga Gjermania

Report TV 2018-10-11

Views 1

TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se Arbër Çekaj që është i akuzuar në Shqipëri për sasinë 613 kg kokainë që u kap në Durrës nuk do të ekstradohet nga Gjermania. Ai nuk dha detaje për ndryshimin e rrjedhjes, por shtoi se është cështje e hetimit mes policive të dy vendeve.

Ka një ndryshim, nuk është cështje ekstradimi, por hetimi të përbashkët, më tej i takon hetimit.

Fatmir Xhafaj
Arbër Çekaj është pronari i kompanisë ?Arbri Garden? në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të këtij viti u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Burime për Report Tv pohojnë se Arbër Çekaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri, pasi po hetohet në Gjermani për një tjetër sasi kokaine që është sekuestruar dhe që dyshohet se ky i fundit është i implikuar.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet.

Deklaratat për Arbër Çekajn, ministri i Brendshëm i bëri pas takimit me zv/ presidentin e Policisë Kriminale Gjermane Henzler. Xhafaj theksoi se mes dy policive po zhvillon operacione të përbashkëta për të goditur krimin. Dy palët kanë firmosur projektin ?Orka? për të luftuar krimin.

Ishim së bashku me zv/ Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, i cili prej tre ditësh është duke qëndruar në Shqipëri me një delegacion të lartë. Kemi pasur diskutime me mjaft interes, por edhe me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese që janë pjesë e Taks Forcës. Në këtë bashkëpunim me ndërkombëtarët, ai me policinë gjermane mund të konsiderohet një model. Bashkëpunim intensiv në shkëmbimin e informacionit, por edhe mbështetjen që po i japin Taks Forcës me asistencë teknike dhe logjistike.

Do të firmosim një projekt konkret, ?Orka?, që do të jetë një mbështetje për fuqizimin e Policisë së Shtetit kundër krimit. Ne kemi disa operacione të përbashkëta, hetime mes policisë shqiptare dhe atyre të landeve, kemi disa operacione të suksesshme që janë realizuar dhe hetime të përbashkëta që janë diskutuar mes dy policive dhe janë të nivelit operacional që nuk i përkasin ministrit.

Share This Video


Download

  
Report form