http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sa herë ka reshje masive Vjosa del nga shtrati në pjesën fushore duke përmbytur zona të tëra mes Vlorës dhe FieritPër të shpëtuar tokat nga vërshimi i ujit po ndërtohen pesë barriera të mëdha në fshatin Mifol. Investimi me vlerë 42 milionë lekë pritet të mbroje tokat edhe nga gërryerjet e lumit.Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj tha se po punohet për përmirësimin e gjendjes në gjithë gjatësinë e lumit Vjosë.Punimet e nisura prej një muaji pritet të përfundojnë më 25 tetor të këtij viti. Për vite me radhë Vlora ka qenë një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet, ku fatura e dëmeve ka qenë tepër e lart.