Ora News - Alibeaj: Mazhoranca teatër hipokrizie, nuk pranon vetingun në politikë

Ora News Lajme 2018-10-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për opozitën konsultimi me shoqërinë civile për vetingun në politikë është një tetar hipokrizie i mazhorancës. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ishte i vetmi që mori pjesë nga opozita tha se mazhoranca e ka marrë verdiktin e saj për të mos pranuar këtë proces.

Alibeaj: Ky është një tetar hipokrizie që po zhvillon Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit me një qëllim të vetëm, për t'i hedhur hi syve të publikut.

Përfundimi i kësaj procedure, e cila shndërruar në mënyrë aspak elegante dhe një procedurë përdorimi dhe fasade të qëndrimit që këta zotërinj nuk duan ta shprehin publikisht, mohimin total të kësaj kërkese urgjente, emergjente, uluritëse të publikut shqiptar është thjesht për të blerë kohë, duke bërë një teatër.

Konsiderata që unë kam me respektin më të madh për ju 5 përfaqësues të shoqërisë civile është që të mos lejoni veten tuaj që mos përdoren si fasadë, për këtë qëllim të mohimit të vettingut në politikë, të përdoreni nga këta. Do të ishte shërbimi më i keq që i bëhet publikut. Ju keni krijuar emrin tuaj, eksperiencën tuaj vetë me kontributin tuaj, pa asnjëlloj ceni, pa asnjë lloj korruptimi me politikën. Nuk jeni thirrur asnjëherë në çështjet më delikate që ky Parlament dhe kjo godinë ka diskutuar historikisht, asnjëherë nuk ju ka thirrur. Ju thërrasin sot! Për një çështje që e kanë dhënë verdiktin. Nuk e duan! Sot janë duke luajtur teatrin hipokrit të radhës, gjasme po konsultohen me shoqërinë civile.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/alibeaj-mazhoranca-tetater-hipokorize-nuk-pranon-vetingun-ne-politike

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS