Në një konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka kërkuar ngritjen e një padie në Prokurori ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Sipas Vasilit, ka gënjyer me shifra për borxhin publik të vendit, me shifra që sipas tij janë të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria.
Ky nuk pyetet, nuk thërritet ky, ndërsa Basha mënjëherë sapo e denoncon një deputet mashtrues. Këto janë arsyet e mëdha për të cilat Europa nuk na lejon të ecim më para drejt saj.
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI
Më tej, i pyetur nga të pranishmit në sallë, se cili ishte mendimi i tij për kthimin e ligjit për Teatrin nga presidenti, Vasili tha se ky ishte një mesazh shprese ndaj trashëgimisë së vendit.