FIER- Një zjarr masiv ka rënë në një magazinë në Zharrëz të Fierit. Pas njoftimit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikese.
Përveç zjarrfikësve, në vendngjarje kanë mbërritur edhe policia, e cila po kryen hetimet e nevojshme për të zbuluar shkaqet. Nga hetimet paraprake, policia dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.