http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas Uashingtonit edhe organizata e Kombeve të Bashkuara bën thirrje për te hedhur drite mbi te vërtetën e zhdukjes se gazetarit saudit Xhamal Kashuxhi. Tashmë SHBA dhe Turqia presin shpjegimet nga Arabia Saudite rreth zhdukjes së 60-vjeçarit. Ankaraja pretendon se gazetari, kritik i ashpër I princit të kurorës Muhammad Bin Salman, është vrarë më 2 tetor, ditën që hyrë në konsullatën në Stamboll. Madje sipas autoriteteve ekzistojnë video që tregojnë torturimin dhe vrasjen e gazetarit brenda konsullatës. Rijadi mohon me forcë akuzat se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit. Arabiua Saudite ka dërguar një ekip hetuesish. Ministri i Brendshëm, Princi Naif bin Abdulaziz, tha se mbretëria është gjithashtu e gatshme të zbulojë ?të gjithë të vërtetën?. Jamal Khashoggi, analist për ?The Washington Post?, hyri në konsullatën arabe në Stamboll 10 ditë më pare, ku do të merrte një dokument divorci në mënyrë që të martohej më pas me të fejuarën e re me shtetësi turke. Atë ditë në konsullatë kanë qenë të pranishëm edhe një ekip prej 5 personash të inteligjencës arabe, të cilët mund të kenë gisht në zhdukjen e gazetarit.