Shteti shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë i kërkon autoriteteve kosovare ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si ?Babalja?.
Kërkesa për ekstradim është dërguar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë 2 ditë më parë në Kosovë, sapo pala shqiptare është njoftuar se Albert Veliu është arrestuar për llogari të urdhër ndalimit lëshuar nga Krimet e Rënda.
Kjo dosje me provën brenda saj, vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda që ka caktuar për Veliun arrest me burg në mungesë i është përcjellë palës Kosovare.
Një ditë më parë Veliu u lirua nga gjykata e Prishtinës ndërsa edhe njëherë ai pritet të përballet me gjykatën atje e cila do të shqqrtojë kërkesën për ekstradim.
Në rast të miratimit nga drejtësia Kosovare të kërkesës për ekstradimin, Veliu do të sillet në Shqipëri ndërsa në të kundërt hetimi ndaj tij do të pezullohet pasi edhe sipas kodit të procedurës penale nuk mund të zhvillohet në mungesë për të paktën 1 vit.