Xing me Ermalin/ Emina Çunmulaj flet per jeten ne fshat: Kur isha e vogel milja lopet

RTV KLAN 2018-10-13

Views 23

Edhe pse sot është ndër modelet më të famshme shqiptare nëpër botë, Emina Çunmulaj nuk e ka aspak problem të flasë për vitet që ka jetuar në fshat.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku rrëfeu se kur jetonte në fshat çdo mëngjes i duhej të milte lopët dhe më pas t?i çonte ato në livadh. Modelja tha se nuk ishte më shumë se 12 vjeç kur i duhej të bënte gjithë këto punë, madje shpesh lopët e kanë goditur me bisht dhe siç thotë vetë Çunmulaj kjo ishte shumë e dhmbshme dhe ajo lutej për ditën kur nuk do të merrej më me lopët.

Ermal Mamaqi: A ke nostalgji për jetën në fshat? Çfarë bënit atëherë në fshat?

Emina Çunmulaj: Jetë katundarësh. Zgjohesha në mëngjes milja lopët më pas i çoja në livadh. Kur kisha 9 lopë e kisha të vështirë dhe ndërkohë që i milja mendoja: O Zot a do vijë ajo ditë që do të iki dhe mos t?i ndjej erën këtyre lopëve. Tani kur ndjej erën e lopëve më vjen të vjell.

Ermal Mamaqi: A të ka gjuajtur lopa me shkelm?

Emina Çunmulaj: Jo, por me bisht po më ka gjuajtur dhe është më keq se shkelmi. Ti ndoshta nuk e di se si dhemb kjo, por çdo katundar që më shikon tani e ka parasysh se çfarë po flas.

Ermal Mamaqi: Sa vjeç ishe kur milje lopët?

Emina Çunmulaj: Kam qenë 11 ose 12 vjeç.

Ermal Mamaqi: Tani që ka ndryshuar jeta jote çfarë bën?

Emina Çunmulaj: Tani i shikoj lopët në fotografi dhe i them vajzës kjo është lopa./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form