Ora News - Rama: Mos prisni të vijë Ambasadorja amerikane për të arrestuar Klement Balilin

Ora News Lajme 2018-10-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, ka kërkuar nga drejtuesit e policisë së shtetit që të godasin të fortët dhe të mos presin Ambasadoren amerikane që në fjalimin e parë të pyesë se përse nuk është arrestuar Klement Balili.

Me tone të ashpra dhe i djersitur, kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha që të "fortët" që pinë shampanja të shtrenjta në Bllok dhe lëvizin me makina luksoze të goditen pa hezitim.

Rama: Dinjitet do të thotë psh që asnjë profil kriminal i kësaj Republike të mos kthehet dot në legjendë urbane dhe as si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të Bllokut. Unë nuk dua të presim të vijë Ambasadorja amerikane për të na kujtuar gjatë ndonjë fjalimi përshëndetës që Klement Balili nuk është kapur akoma, ashtu sikundër nuk dua që të vazhdojnë të rrinë në detyrë drejtorë dhe shefa komisariatesh në zona apo në pika ku dinjiteti për të cilin fola vihet në diskutim jo vetëm nga të "fortët" dhe makinat e pordhës së tyre por as nga kundravajtësit që gërryejnë lumenj dhe male.

Takimin me drejtuesit e policisë e kishte kërkuar vetë kryeministri Edi Rama për të bërë publike disa statistika të situatës kriminale ndër vite, ku sipas tij gjithë sa thotë opozita është luftë e hapur për pushtet.

Rama: Pse kështu vallë? Është e thjeshtë, quhet luftë e dëshpëruar për pushtet e të mbyturit që kërkon të të mbysë.

Ndërkohë sa i përket dëshmisë së ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, Rama e gjeti fajin tek Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që nuk reaguan në kohë për të demaskuar shpifjet e tij.

Rama: Ku ishte Drejtori i SHÇBA-së kur shpifësi nën uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk u veprua menjëherë për të bërë kontrollin e plotë që u bë pastaj kur letra u bë publike dhe doli që policia e kishte bërë detyrën e vet që në momentin e parë.

Kreu i qeverisë kërkoi një ndryshim edhe në qasjen e policisë rrugore që sipas tij duhet të reduktojë qëndrimet në rrugë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-mos-prisni-te-vije-ambasadorja-amerikane-te-arrestuar-klement-balilin

Share This Video


Download

  
Report form