Ish-ministrja italiane e Drejtësisë, Paola Severino, emrin e së cilës mban një ligj që largohen persona të inkriminuar, deklaroi se lufta kundër korrupsionit fitohet vetëm nëse ka vendosërmi e seriozitet. Pas një takimi me anëtarë të shoqërisë civile, Severino theksoi faktin se, nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve por ato duhen përmirësuar.
?Në vitin 2012 ne miratuam disa ligje por nuk u ndalëm me kaq. Edhe më vonë miratuam ligje dhe rregulla të tjera dhe i përmirësojmë vazhdimisht. E rëndësishme është që në këtë luftë të përfshirhen jo vetëm OJF-të por edhe gjyqtarët, prokurorët, kompanitë private dhe administrata publike dhe ata ta kuptojnë se ky është një fenomen shumë negativ dhe duhet marrë me seriozitet maksimal. Këshilla ime është që përpjekjet anti-korrupsion të mos ndalojnë asnjëherë, të vazhdojmë me seriozitet, vendosmëri dhe kapacitetet e nevojshme për të fituar betejën kundër korrupsionit?, tha Severino.