Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në bashkëpunim me agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USAID), do të publikojë deklaratat vjetore të pasurisë së 3.4 mijë zyrtarëve të niveleve të ndryshme, në kuadër të masave për të kufizuar korrupsionin në Shqipëri. ILDKPKI konfirmon për Shqiptarja.com se projekti për ngritjen e sistemit elektronik, që do të mundësojë publikimin online të dosjeve të pasurisë, është në fazat e fundit të zbatimit. Do të bëhen publike deklaratat vjetore të pasurisë së presidentëve, kryeministrave, zëvendësministrave, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, krerëve të institucioneve të pavarura, gjyqtarëve, prokurorëve, ambasadorëve, kryetarëve të bashkive, drejtorët e policisë etj.
Pas ndryshimit të ligjit në vitin 2017, ku është kufizuar numri i funksionarëve që duhet të deklarojnë pasurinë, aktualisht janë 3.406 zyrtarë në funksione publike, të cilëve do t?u publikohen deklaratat. Ndërkaq, 11.315 është numri i përgjithshëm i zyrtarëve që kanë qenë më parë në funksione. ?ILDKPKI, me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është duke zbatuar projektin dy vjeçar 2017 ? 2019(EACIDS), nëpërmjet të cilit ofrohet asistence në përgatitjen dhe ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë.
Ngritja e sistemit elektronik të deklarimit të interesave privatë, do t?i mundësojë ILDKPKI rritjen e efikasitetit në plotësimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, si dhe publikimin e të dhënave në deklaratat e interesave privatë për konsultim nga publiku, media dhe shoqëria civile apo çdo palë tjetër të interesuar. Aktualisht, zbatimi i këtij projekti ka avancuar ndjeshëm dhe është në fazat përfundimtare të tij?, sqaron ILDKPKI për Shqiptarja.com.