http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla i kërkoi opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe të jap konsensusin e saj për të përmbushur reformat e caktuara nga BE për integrimin.Në një deklaratë për mediat, nga Kryesia e Kuvendit, Balla teksa u ndal tek përplasja e ndodhur në Bruksel mes delegacionit shqiptar, theksoi se opozita nuk po zbaton detyrat e saj. Madje ai e cilësoi sjelljen e opozitës si të pahijshme pasi, sipas tij, tregoi se jemi i vetmi vend që nuk e duam integrimin e vendit.?Kurrë më parë në parlamentin europian nuk kemi arritur të marrim një deklaratë që komiteti i Stabilizim Asociimit ka aritur të jap për hapjen e negociatave në 28 qershor. Deklarata pra rekomandimet e Komitetit flasin për një ndërprerje të reformave në lidhje me përmbushjen e reformave. Por unë besoj se PD duhet të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjëitë e saj. Ne i kemi besuar opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe të marrë detyrat e saj. Pasi ne i kemi besuar dy organet kryesore te opozitës komisionin e integrimit. Por ajo shfaqe e turpshme në PE le të jetë makthi i fundit i Shqipërisë në BE. Pasi nuk ka pasur dhe nuk ka një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit të BE që opozita të shfrztëzojë mikrofonat e Brukselit për të sulmuar qeverinë. Kemi cfarë kemi do ishte mirë që ne të bashkëpunojmë kur vjen puna në lidhje me integrimin. Shqipëria është një një moment historik për anëtarësimin në BE por sjellja e kryetarit të Komisionit të Integrimit nuk është e ndershme?Balla më tej u ndal edhe tek reforma zgjedhore. Ai tha se diskutimet me opozitën po vijojnë dhe se mazhoranca ka zbatuar kriteret e propozuara nga OSBE/ODIHR.