Rektori i Universitetit ?Nënë Tereza? në Shkup, Aziz Pollozhani nuk e sheh tragjike shkurtimin e fondeve prej 1.8 milion euro që ishin paraparë për ndërtimin e objektit të Universitetit Nënë Tereza. Sipas tij mjetet zhvendosen për vitin tjetër dhe kjo ndodh për shkak të problemit me lokacionin ku duhet të ndërtohet godina e universitetit të fjalë. Ndërkohë që mbetet edhe më tej i paqartë lokacioni përfundimtar për ndërtimin e këtij kompleksi universitar.