Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralarmëron zhvillime interesante në kuadër të bashkëpunimit policor me autoritetet gjermane.
Drejtori i Policisë gjermane, Dieter Romman, ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë. Pas deklaratës së përbashkët që u mbajt paraditen e sotme, nuk u la të bëhen pyetje por Xhafaj paralajmëroi se këto ditë do të ketë lajme të mira.
Fatmir Xhafaj: "Besoj se do të keni një ditë të ngjeshur me miqtë tanë gjermanë për aktivitetet e mëtejshme dhe do ju jap një këshillë që gjatë këtyre ditëve dhe javëve rrini afër me Bitën dhe Gentin se do të kemi lajme interesante se ku bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira, të tjerat dalëngadalë"
Ndërkohë u shkëmbyen dhe batuta
Fatmir Xhafaj: "Ne nuk jemi Gjermania, duhen ende shumë punë për të arritur standardet por është e sigurtë që jemi të vendosur të punojmë fort duke reflektuar këto standarde në punën tonë.
Dieter Romman: Shqipëria nuk është Gjermania por vlen të thuhet as Gjermania nuk është Shqipëria. Ajo çka është e rëndësishme dhe vlen të thuhet se nëse bëhemi bashkë në pikat tona më të forta kjo do të jetë vecse në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhafaj-paralajmeron-lajme-interesante-batutat-me-drejtorin-e-policise-gjermane