ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku Musa Sula 56-vjeç ka humbur jetën dhe Tomorr Mjekërzaku, 65-vjeç, ka mbetur i plagosur pasi të dy janë zënë poshtë një masivi çimento.
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima që mbeti poshtë masivit të çimentos, kishte 22 vite i punësuar në fabrikë.
Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar 10 persona, të cilat janë punëtorë të fabrikës.