Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetar i shoqatës së Lojërave të Fatit, Artan Shyti i ftuar në "Ekopolitikë" thotë se është e papranueshme që të kriminalizohet aktiviteti i lojërave të fatit. Ai thotë se vërtetë numri i tyre është shumë i lartë, por shteti ua ka dhënë lejen në çdo rast.
Shyti: Kjo radha e kriminalizimit të këtij biznesi është një shpifje e qartë. Nuk ka asnjë ortak të kompanive të basteve me rekorde kriminale. Ortakët seriozë të regjistruar. Të gjithë operatorëve, AMF-ja u kërkon certifikatën e pastërtisë për t'i punësuar. Ti nuk mund të punësosh një person nga këta 8 mijë veta që të mos ketë certifikatë pastërtie.
Janë 50% e tyre janë me shkollë të lartë. Kështu që teoria e rikualifikimi nuk ka kuptim. Kjo që dëgjohet, llumi, kriminalizimi janë përralla. Duhet thënë që ortaku i filan kompanie është kriminelë. Nëse vazhdojmë me këtë teori për të justifikuar gjëra të tjera është e pafalshme.
Mirë që po u mbyll aktivitetin, po u vë edhe damkën e pa merituar. Nëse ka njerëz të tillë t'i gjejë dhe t'i dënojë. Nuk mund të kriminalizohet i gjithë ky aktivitet. Duhet të përfundojë ky, sepse kemi të drejtë të besojmë se është një justifikim për të tjera afera. Kush u dha licencën këtyre kriminelëve?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shyti-nuk-mund-te-kriminalizosh-lojerat-e-fatit-vertete-jane-shume-pika-por-me-leje