Ora News - Verniku, fshati minoritar në Korçë që ka mbetur me shtëpitë bosh

Ora News Lajme 2018-10-20

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e fshatit minoritar të Vërnikut në Korçë thonë se ndihen të braktisur nga shteti. Ata apelojnë për investime, në të kundërt kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve.

Ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës por fshati Vërnik nuk ka njohur kurrë investime.

Mungesa e kushteve ka detyruar banorët që ta brakstin atë. Nga 400 banorë sot aty kanë mbetur vetëm 30.

Banorët e këtij fshati, të cilët mbajnë dy nënshtetësi bullgare dhe shqiptare, shprehen të zhgënjyer nga politika e cila nuk ka mbajtuar asnjë premtim.

Banorja: Nuk ka rrugë.

Të moshuarit janë ata që dominojnë fshatin, pasi të rinjtë të gjendur pa punë e shpresë për të ardhmen janë larguar jashtë Shqipërisë.

Banori: Duhet urgjentisht rruga, kanalizimet dhe uji i pijshëm.Fshati është braktisur që në vitin 1992 nga shteti.Kanë mbetur beqarë shumica e djemve, kemi 10-15 djem beqar sepse nuk vjen nuse këtu.

Ata që kanë mbetur kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve, madje thonë se do kërkojnë të njihen si shtetas bullgarë pasi shteti shqiptar për ta nuk ekziston.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/verniku-fshati-minoritar-ne-korce-qe-ka-mbetur-me-shtepite-bosh

Share This Video


Download

  
Report form