Report TV - Arrestohet pronari i lokalit në Bllok Redi Popesku, fshehu pistoletën e Ervis Martinaj

Report TV 2018-10-21

Views 5

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar Redi Popeskun, pronarin e lokalit Monopol, ku ndodhi masakra në ish-Bllok më 4 tetor, pasi dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt.

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës thanë se ka prova që Popesku ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe që dyshohet si personi kryesor që ka marrë pistoletën e Martinajt dhe e ka larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja.

Nga hetimet e ekspertëve kriminialistikë, por edhe duke iu referuar dëshmive, Ervis Martinaj ka patur pistoletë në momentin që ndodhi përplasja. Personi i vetëm që ishte brenda dhomës ku ndodhën të shtënat dhe që nuk u plagos ishte Redi Popesku, i cili dyshohet se ndihmoi Martinajt ta çonte në spital, por edhe ka marrë pistoletën e tij dhe e ka larguar nga dhoma ku u përplasën 6 persona me armë. Redi Popesku u arrestua brenda lokalit ?Monopol? mbrëmjen e së shtunës.

Zyrtarisht Policia thotë se Redi Popesku akuzohet ?Për Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës?, por gjithashtu ai ka gënjyer pasi ka prova që ka qënë brenda dhomës ku u përplasën Ervis Martinaj, Fabjan Gaxha, Eljon Hato me grupin tjetër, Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushin. Nga kjo përplasje mbeti i vrarë Fabjan Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Redi Popesku sipas burimeve policore ka gënjyer edhe në dëshminë e tij. Në këtë dëshmi para prokurorëve Popesku tha:

Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t?u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata. Dua të sqaroj se Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi.

Share This Video


Download

  
Report form