Pse po ngec Vettingu? Ekspertët e drejtësisë: Politika kërkon të vonojë ngritjen e SPAK

Top Channel Albania 2018-10-21

Views 0

Ekspertet e drejtësisë mendojnë se vettingu po ecën me ritme të ngadalta, ndërsa njerëzit e politikës e shohin të gjithë këtë si një tentative për të vonuar ngritjen e SPAK. Nga hapja e procesit janë shkarkuar 25 gjyqtare e prokurorë dhe janë konfirmuar 25 të tjerë. Por pavarësisht se para ikjes ambasadori Donald Lu parashikoi ngritjen brenda vjeshtës të qeverive të drejtësisë KLP dhe KLGJ, kjo nuk ka ndodhur. Kanë mbetur pa u kontrolluar për në këto institucione edhe 3 kandidatë, ndërkohë që asnjë prokuror nuk i është përgjigjur thirrjes të bërë nga organi i akuzës për vakancën e krijuar për një garues drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Share This Video


Download

  
Report form