Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në studion e Ora News, tha se dosja për megaoperacionin që çoi në pranga 27 persona, është i sakatuar dhe cunguar, pasi është shmangur sipas tij, "peshku i madh", kryebashkiaku u Durrësit, Vangjush Dako.
Noka tha se njësoj si operacioni i Xibrakës apo ai i kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, ka shmangur "kokat" kryesore të lidhura sipas tij me Edi Ramën.
Noka: Siç ka ndodhur rëndom në këto 5 vite të Rilindjes, Edi Rama edhe kur zhvillohet një operacion nga Policia e Shtetit, edhe nga ana e Prokurorisë që tashmë është thuajse e njëjta gjë, operacionet, gjysmohen, sabotohen, apo shkatërrohen. Pse ndodh kjo gjë?
Është operacion i përgjysmuar, për të mos thënë i sakatuar. Nuk është ndonjë sukses i madh i punës së Policisë së Shtetit. Pas kësaj, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po përpiqen të fshehin një punë dyvjeçare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ky arrestim i këtij grupi të strukturuar kriminal në Durrës dhe dy ish-deputetëve, është si produkt i një procedimi penal të nisur në vitin 2016, nr.339, në të cilin është përfshirë edhe Vangjush Dako. Çfarë ka bërë Donika Prela, ushtarja e Edi Ramës, së bashku me Fatmir Agron Xhafën?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/noka-operacioni-ne-durres-i-sakatuar-shmangu-peshkun-e-madh-vangjush-dakon