Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pjerin Ndreu kritikoi sjelljen e uniformave të policisë në rastin e arrestimit të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Pa paragjykuar provat, Ndreu tha se është e habitshme që ky rast hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa një rast tjetër duke nënkuptuar çështjen e kryetarit të bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, hetohet nga një prokurori lokale. Ndërsa për deputeten, Ermonela Felaj, ata që abuzojnë me pushtetin nuk kanë ngjyrë politike.
Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, e quajti të shëmtuar mënyrën se si vepruan forcat e policisë për arrestimin e ish-deputetit, Arben Ndoka.
Pa marrë përsipër të komentojë provat, Ndreu ngriti dyshimet se përse kjo çështje gjykohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke nënkuptuar hetimin e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, që u krye nga Prokuroria e Shkodrës.
Pjerin Ndreu: "Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit me zotin Ndoka, si e kanë arrestuar, sjelljen e shëmtuar që kanë bërë forcat policore aty dhe aplikimin e dy standardeve. Në një grup quhet grup i parëndësishëm dhe merret një prokurori lokale dhe një grup tjetër nga Porkuroria e Krimeve të Rënda."
Ndërkohë, Ermonela Felaj, duke përgëzuar punën e policisë, kërkoi llogari nga opozita për akuzat për keqpërdorim të prokurorisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pjerin-ndreu-ne-grupi-ps-arrestimet-ne-lezhe-u-kryen-ne-menyre-skandaloze