'Ju e keni bo këtë, gabim i rëndë'/ Hetimi për drogë zbuloi mafien e tokave në Lezhë

Report TV 2018-10-22

Views 0

Hetimi Gjevi Ndokës vëllait të ish deputetit Arben Ndoka për trafik droge rezulton se ka zbuluar dhe aferën e falsifikimit të dokumentave zyrtare dhe tjetërsimin e pronave në qarkun e lezhës dhe zonën turistike rana e hedhun. Sipas Prokurorisë, Gjevi Ndoka, në periudhën pas 2013 ka qenë pjesëtarë i stafit të Prefekturës Lezhë. Si pjesë e kësaj administrare, thotë Prokuroria, ai ka krijuar lidhje me shumë zyrtarë lokal përfshirë ata të hipotekës dhe ata të ALUIZNI-t si dhe noterë.

Gjevi Noka sipas hetimeve, përgjimeve dhe transkripteve rezulton se në bashkëpunim me persona të tjerë duke falsifikuar dokumenta përfitojnë toka shtetërore duke i kthyer në prona të tyre apo tek persona të afërt. Gjevi Ndoka nis operacionin e tij të tjetërsimit të pronave duke kërkuar nga një person me profesion Topograf foto dhe filmime të hartave të pronave në atë zonë për të kuptuar nëse kanë apo jo ndërhyrje apo pronar.

Share This Video


Download

  
Report form