TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo?. Rakipi ka komentuar aksionet e fundit të qeverisë, nismën për një paketë ?anti-shpifje?, si dhe vendimin për mbylljen e basteve.
Rakipi ka thënë se aksionet për kapjen e kriminelëve, janë artificale, pasi sipas tij, Arben Ndoka u fut nga Rama në PS. Rakipi ka thënë se Rama nuk do t?i mbyllë kazinotë, pasi sipas tij, deputetë socialistë janë të lidhur direkt me këtë biznes.
Intervista e plotë:
Ylli Rakipi: Nëse mbushet territori i vendit me kanabis dhe kazino, atëherë do duhet aksion. Është përplasje artificiale me krimin. Arben Ndoka, qeveria ka 6 vite në pushtet. Ndokën e morën nga bota e krimit, e çuan në parlament. I larguar nga dekriminalizimi, ishte në punën e tij të zakonshme. Bëri tërë atë ngjitje në zyrat e shtetit, të mos habitemi. Të marrim një e nga një, nga Durrësi, Saranda etj, kjo do të thotë që ti në këtë mënyrë e ke qeverisur këtë vend. Ti je përgjegjës për këto që kanë ndodhur. Kjo të çon në këtë logjikë.