Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari i kronikës Flamur Vezaj në një lidhje me skype nga SHBA për "360 Gradë" në Ora News, bëri me dije se është shoqëruar në polici edhe motra dhe mbesa e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Ai shtoi se në grupin e trafikut të drogës në Shijak janë të përfshirë edhe biznesmenë të fuqishëm në Tiranë.
Vezaj: Është shoqëruar edhe mbesa dhe e motra e zt.Ndoka në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe janë duke u marrë në pyetje. Nuk mund të quhet një grup i strukturuar kriminal. Vëllai i deputetit Arben Ndoka është arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut për trafikun e drogës. Tek rasti i trafikut të drogës në Shijak janë përfshirë biznesmenë të fuqishëm, pronarë lokalesh të njohura nate në Tiranë që prej vitesh merren me pastrim të parave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vezaj-ne-dosjen-e-grupit-te-droges-ne-shijak-i-perfshire-edhe-vangjush-dako