Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetë makina janë përfshirë nga flakët në Elbasan.
Policia e këtij qyteti informoi sot në mëngjes se flakët kanë rënë në servisin dhe pikë-shitje "Autohokej" në lagjen "Skënderbej", në pronësi të Elton (Kastriot) Kila
Fillimisht është përfshirë nga flakët një makinë, më pas ajo është shpërndarë nëpër makina të tjera.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. Nuk përjashtohet as pista e zjarrvënies së qëllimshme.
Gazetarja e Ora News informon se servisi është në pronësi të Elton Kilës, i arrestuar pak ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane. Ai u ndalua me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale ?Organizata kriminale?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Mashtrim? dhe ?Kallzim i rremë?.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë natës në lagjen "Skënderbej", Elbasan në servisin dhe pike-shitje ?Autohokej? të automjeteve, në pronësi të shtetasit E.K., ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-digjen-disa-makina