Report TV - Tiranë, hapet mensa e 7 sociale, Veliaj: Do ta fitojmë betejën me varfërinë

Report TV 2018-10-23

Views 0

Sot, falë politikave sociale të Bashkisë së Tiranës, çdokush në kryeqytet, pavarësisht mundësive ekonomike, e ka të sigurt një strehë dhe një vakt të ngrohtë. Pas rikonstruksionit të 3 mensave sociale ekzistuese dhe hapjes nga e para të tre të tjerave, kryeqytetit i është shtuar edhe një mensë e re në Njësinë 7. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo mensë do jetë një tjetër histori suksesi, e cila u vjen në ndihmë njerëzve të pamundur të Njësisë 7.

?Është traditë e mrekullueshme dhe provon atë që kemi thënë prej kohësh: askush nuk e ka monopol ndihmën, solidaritetin; patjetër që shteti duhet të bëjë të vetën, bashkia po ashtu, ama kur secili merr një pjesë të barrës, gjithçka bëhet më e lehtë. Ndaj jam sot i bekuar, i lumtur dhe shumë i kënaqur që këtë barrë të ndihmës në komunitetet tona po e ndajmë me miqtë e Kryqit të Kuq. Më vjen mirë që keni zgjedhur këtë komunitet, ku vërtet ka nevoja, por ka edhe shumë fisnikëri, shumë dinjitet, dhe në duart e kolegëve dhe të gjithë rrjetit të vullnetarëve jam i sigurt që do të jetë një histori suksesi?, tha Veliaj.

Ai theksoi se kjo hapësirë do të edhe shërbejë si qendër, ku të moshuarit apo personat në nevojë mund të kalojnë kohën e tyre. Veliaj nënvizoi faktin se pavarësisht punës së përditshme dhe misionit të përhershëm të institucioneve shtetërore për t?u përballur me varfërinë dhe nevojat e njerëzve me aftësi ndryshe, është e rëndësishme edhe ndihma e partnerëve të tjerë, qofshin këta individë apo organizata të ndryshme.

?Fakti që edhe në vendet më të pasura i kushtohet rëndësi atyre që janë nevojtarë, do të thotë se beteja me varfërinë nuk fitohet as me një ditë, as me një natë, as me një javë, as me një supë: është një betejë konstante dhe unë jam i bindur që betejën e varfërisë në Tiranë ne e luftojmë në mënyrë dinjitoze dhe e fitojmë çdo ditë nga pak?, shtoi ai. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, sot qyteti ka një rrjet të tërë të mensave dhe qendrave sociale, që janë të gatshme të përballojnë çdo emergjencë dhe nevojë nga personat në nevojë.

Share This Video


Download

  
Report form