Qytetarët mirëpresin inciativën e qeverisë për ti dhënë fund mbretërimit të salloneve të basteve të cilat vitet e fundit u ngritën me shpejtësi në çdo lagje të banuar në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke u frekuentuar edhe nga fëmijët. Psikologët thonë se kjo iniciativë duhet mbështetur edhe me qendra rehabilitimi për ata mijëra persona tashmë me varësi ndaj bixhozit.
Kur mbeten edhe 48 orë nga votimi në parlament i projekt ligjit që do të mbyllë deri më 31 Dhjetor lojërat e fatit, për mikrofonin e Report Tv qytetarë të ndryshëm në Tiranë e përshëndesin këtë iniciativë të qeverisë. Më të entuziasmuara nga ky vendim janë gratë dhe vajzat, të cilat e shprehin hapur miratimin për këtë nismë.