Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike akuzon Policinë e Shtetit se është kthyer në vegël të propagandës së Edi Ramës. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat tha se lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli që drejton realisht bandat në vend.
Sipas tij, ?Forca e Ligjit? nuk ekziston dhe asnjë bos i krimit nuk është arrestuar, sikundër asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.
"Ligji nuk do të ketë asnjëherë force dhe bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata, bashkë me Edi Ramën, janë të ulur, në karrigen e kryeministrit të vendit" tha Alibeaj.
Deklarata e plotë e Alibeaj
Policia e Shtetit, e cila në 5 vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, veproi si një organiztatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike, tani po bëhët vegla më e shëmtuar dhe e rrezikshme e propagandës së kryeministrit, peng i krimit.
Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, asnjë emër të forti, që drejton realisht bandat dhe organizatat kriminale në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar.
Operacioni ?Forca e Ligjit? është pjesë e propagandës së Edi Ramës.
Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar.
Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar.
Nëse Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-forca-e-ligjit-nuk-ekziston-ne-listen-e-300-te-forteve-asnje-emer-kapobande