Perzgjidhen fituesit per ByPass-et e Fierit dhe Vlores

RTV KLAN 2018-10-26

Views 4

Brenda pak ditësh pritet të rifillojnë punimet për dy nyjet më të rëndësishme të aksit të Jugut, ByPass-et e Fierit dhe Vlorës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi përmbylljen e procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e këtyre dy veprave infrastrukturore.

Nga 40 kompani që morën pjesë në garë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve  miratuan si fitues për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane ?CGC, Combined Group Contracting? dhe për Bypass-in e Vlorës, bashkëpunimin mes shoqërive shqiptaro-italiane ?Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani?.


Aprovimi nga BERZH i kontratës për financimin e këtyre dy ByPass-eve u përshëndet edhe nga Kryeministri Rama që konfirmoi se ky vendim i hapë rrugë nisjes së punimeve, ndërsa në Qershor sipas tij traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

Bypass-i i Fierit parashikohet të jetë i përfunduar vitin që vjen, ndërsa Bypass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë. Ndërtimi i dy nyjeve ka filluar që në vitin 2012 dhe sipas kontratave fillestare, ?Bypass?-i i Fierit duhet të kishte përfunduar në Prill të 2016, ndërsa ai i Vlorës vitin e kaluar. Por të dy veprat u lanë në mes, pasi kompania ndërtuese, italiania ?Serenissima? falimentoi.

Share This Video


Download

  
Report form