Ora News - Shpërthen Braho: Berisha kryebixhozçiu. PD, kope politike e degjeneruar

Ora News Lajme 2018-10-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti socialist Spartak Braho është pro ndryshimeve të pr/ligjit për lojërat e fatit.

Nga foltorja e Kuvendit, mesditën e sotme, Braho tha se me këtë pr/ligj maxhoranca parandalon piramidat e 1997.

"Maxhoranca me këtë pr/ligji po parandalon katrahurën ekonomiko financiare e ngjashme me piramidat e viteve 1996- 1997. Jo vetëm sot vendimi i kuvendit por dhe më pas zbatimi i tij njëkohësisht dhe dita e sotme është ditë historike , arritje suksesi në qeverisjen e maxhorancës socialiste"

Braho thotë se po preken interesa të mëdha financiare të mafias kjo është dhe arsyeja që deputetët kanë pasur presion të madh.

"Është vënë në dukje se ka pasur presion të madh për tiu kundërvënë për eliminimin e lojrave të bixhozit. Kjo pritej sa kohë që duke eliminuar bixhozin e lojrave të fatit, preken rëndë interesat e mëdha financiare të mafias që ushtrojnë për shumë vite këtë aktivitet, të grupimeve dhe individëve të caktuar që kanë fituar dhe fitojnë miliona nga ky lloj biznesi vesi, i ngjashëm me biznesin e prostitucionit."

Deputeti nuk lë pa përmendur as opozitën dhe ish liderin e saj, Sali Berisha duke e etiketuar "kryebixhozçiu dhe kopeja e tij politike e degjeneruar"

"Nuk më çudit as rreshtimi i opozitës në këtë krah pasi kryebixhozçiu, akaparuesi si dhe përfituesi më i madh mbetet Sali Berisha, kopeja e tij politike i cili vazhdon po të jetë po ai si dikur me piramidat e 1996-1997. Kjo është arsyeja që ata nuk kanë ardhur sot në këtë seancë për të votuar ligjin. Kjo i demaskon si forcë politike regresive dhe e degjeneruar."

Por Braho ka dhe vërejtjet e tij sa i takon ligjit dhe flet për një selektivitet të dyshimtë.

"Lidhur me objektin dhe shtrirjen dhe formulimin e ligjit gjë për të cilën i drejtohem dhe ministrit Ahmeti. Çështja është përse ne me ligj nuk jemi linear ndaj bixhozit të trajtuar si lojra fati, baste e j dhe ndaj disa aktiviteteve të ngjashme si lotaria dhe bingo kombëtare. Në përmbajtje them se ato janë e njëjta gjë.

Të thuash se do shikojmë më vonë ky është selektivet i dyshimtë. Pa qenë radikal në përmbajtje them se ato janë pothuajse e njëjta gjë. Mendoj se duhet menduar dhe për lotarinë kombetarë, dhe bingo në sensin që shteti dhe vetëm shteti të jetë prezent mbi to. Shembull janë organizimi i këtyre lojrave në disa vende europiane.

Është koha ta bëjmë këtë ndryshim. Gjithsesi kjo varet edhe nga qëndrimi që do të mbajnë propozuesit e projektit."

Po kështu kërkon dhe masa më të ashpra dënimi dhe jo gjoba 5 mijë lekëshe

"Shkelësit e këtij ligji parashikohen në Kodin Penal dënimi me burg, ndoshta deri në tre muaj , ndërkohë që Franca e ka tre vjet. Duhet menduar ta bëjmë këtë korigjim. Si dhe korigjimin që përvec dënimit me heqje lirie të ketë gjobë, por jo gjoba 5 mijë lekëshe por të rënda."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperthen-braho-berisha-kryebixhozciu-pd-kope-politike-e-degjeneruar

Share This Video


Download

  
Report form