Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë të largohen nga Shqipëria për të pasur një jetë më të mirë.Nga të dhënat e Eurostat konstatohet se Shqipëria renditet si vendi me numrit më të lartë të qytetarëve që kanë marë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian dhe numërohen përafërsisht 560 mijë qytetarë që kanë marrë një tjetër nënshtetësi.Ndërsa peshën kryesore të këtyre lejeve e ka dhënë Italia dhe Greqia.
Shqipëria mban vendin e parë për emigrantët të cilët kanë marë një leje qëndrimi në Bashkimin Europian për vitin 2017.
Nga të dhënat e Eurostat, konstatohet se Italia ka dhënë më shumë lejeqëndrimi për shqiptarët, ku numërohen 19 mijë e 656 të tilla.
Pas saj vjen Greqia, me 16 mijë e 468 leje qëndrimi.
Bosnjë Hercegovina dhe Serbia, janë dy shtete të tjera të Ballkanit të cilat kanë një numër të konsiderueshëm për marjen e lejeve të qëndrimit.
Në vend të tretë, renditet Kosova, ku sipas të dhënave vetëm gjatë 2017-s janë marrë rreth 26 mijë leje të reja qëndrimi, pjesa më e madhe e të cilave janë lëshuar për arsye familjare dhe më pas vijnë maqedonasit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/braktisja-e-madhe-560-mije-shqiptare-kane-marre-leje-qendrimi-ne-vendet-e-be-se-nga-2008-rekord-ne-ballkan