BERAT- Një 31-vjeçar ka ndërruar jetën në spitalin e qytetit. 31-vjeçari, Marinel Veleshnja ka ndërruar jetë 30 minuta pasi ka mbërritur në spital. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se dyshohet se i riu ka qenë në gjendje overdoze kur ka mbërritur në spital. Familjarët e tij, kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati për ?mjekim të pakujdesshëm.? Mbi mjeken e urgjencës, 29-vjeçaren Arjola Xheblati, rëndon akuza e ?mjekimit të pakujdesshëm?. Ndërkohë që edhe drejtuesit e spitalit kanë thënë se Veleshnja ka shkuar në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jete.
Pas denoncimit të familjes, policia e Beratit dhe uniformat blu të kësaj drejtorie kanë sekuestruar kartelën mjekësore të të riut, si edhe autopsinë që është bërë në morgun e spitalit.